Partizani me Orges Shehin është më i dobëti i këtij sezoni. “Demat” jo vetëm u skualifikuan nga Kupa e Shqipërisë, por rrezikojnë gjithashtu pjesëmarrjen në “Final 4”.
Orges Shehi ka qenë 13 ndeshje në krye të Partizanit gjatë Superiores. Trajneri durrsak ka grumbulluar vetëm 16 pikë. Në anën tjetër Arbër Abilaliaj që e mbajti drejtimin për 12 ndeshje para Shehit, ia doli të numërojë 21 pikë.
Më mirë në mesatare është Zoran Zekic. Trajneri kroat pati 11 pikë të grumbulluara gjatë 6 takimeve. Dhe pse gjendja nuk është aspak e mirë aktualisht, Partizani ndodhet në vendin e tretë.
3 pikë më shumë grumbullon Vllaznia e vendit të dytë. Partizani rrezikon zonën e “Final 4”, pasi për herë të parë pas kaq javësh të kuqtë janë vetëm 5 pikë larg vendit të pestë.