
Tirana
Prej disa ditësh, vetë lojtarët kanë konfirmuar largimet përfundimtare nga Tirana. Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin, Fatmir Prengajn, Admir Bajrovicin, Romeo Harizajn dhe Akileu Ndrecën.
Të pestë lojtarët i dhanë lamtumirën bardhebluve pak ditë më parë me njoftimet e tyre. Ditën e sotme, është Tirana që i ka falenderuar të pestë lojtarët për bashkëpunimin e tyre.
Vetëm tre prej tyre kanë gjetur ekip. Harizaj te Vora, Ndreca te Prishtina dhe Bajrovic te Olympiakos Nicosia. Ndërsa Florjan Përgjoni dhe Fatmir Prengaj janë ende pa skuadër.
Poll