Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Transferta kurbinase, Aleksandar Veselinovic “kryqëzon gishtat” për 2 lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta kurbinase, Aleksandar Veselinovic “kryqëzon gishtat”
Partizani

Partizani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 23-të të Superiores. Kryeqytetasit do të udhëtojnë në Laç për të sfiduar kurbinasit dhe për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave.

Për Aleksandar Veselinovic nuk do të jetë e lehtë. “Demat” fillimisht do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit me Dinamon, ndërsa timonieri serb është gjithë “sy e veshë’ nga infermieria.

Kristi Kote është drejt rikuperimit dhe gjasat janë që korçari të jetë i gatshëm ndaj Laçit. Gjithsesi për të fjalën e fundit do ta thonë mjekët e skuadrës. Ndërkohë nga ana tjetër Eleke është në “luftë” me kohën për të kapur ritmin dhe për të qenë sa më shpejt gati. Mbetet të shihet nëse Kote dhe Eleke do të marrin minuta ndaj Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga