Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Transferimet e reja "risjellin" buzëqeshjen te Tirana, pritet edhe rikthimi i Redon Xhixhës

Shkruar nga NEWSPORT
Transferimet e reja "risjellin" buzëqeshjen te Tirana, pritet
Tirana - Skënderbeu

Merkatoja e dimrit solli shumë ndryshime në ekipet e Abissnet Superiores, e ndër to ishte edhe Tirana. Kryeqytetasit u përballën me Skënderbeun në një ndeshje e cila ishte e vlefshme për kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në një sfidë në të cilën e siguroi fitoren, me pak vështirësi dhe shumë ndihmë nga mundësitë e kohës shtesë.

Megjithatë skuadra është rikthyer mjaft mirë, dhe me formacionin e trajnerit Ardian Nuhiu në të cilët ishin të përfshirë edhe futbollistët e rinjë skuadra nuk zhgënjeu. Paraqitje e denjë në fushë nga emra si Alfaro dhe Rodgriguez po ashtu edhe sulmuesi Mysolovic, ky i fundit shënoi dhe gol.

Ndërsa një emër tjetër i cili nuk u pa të luajë si titullar edhe ky pjesë e hyrjeve të reja ishte qendërsulmuesi, Redon Xhixha. Ky i fundit nuk luajti në sfidën kundër Skënderbeut për çështje të dokumentave, por e sigurt që sapo të jetë gjithçka gati ekipi do të jetë edhe më i fortë.  

Deri më tani “bardheblutë” kanë bërë shumë lëvizje të cilat kanë përforcuar 3 repartet, por aq më shumë sulmin.

Ndërsa Tirana sfidën e radhës e ka kundër Bylisit të mërkurën në orën 13:30. Një ndeshje e cila do të luhet në kuadër të javës së 19-të të Abissnet Superiores, ku pritet që ekipi të tregojë më të mirën edhe në këtë duel.

Poll

Lexo gjithashtu