Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri i ri i Partizanit prezent në sfidën hapëse, fjala e fundit thuhet pas Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i ri i Partizanit prezent në sfidën hapëse, fjala e
Miroslav Bajko

Partizani është pa trajner edhe pse vetëm 2 ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri të Superiores. Pas shkarkimit të Orges Shehit, të kuqtë janë në mbikëqyrjen e drejtorit, Arbër Abilaliaj.

Por, megjithatë duket se Partizani e ka piketuar trajnerin e ri. Ky i fundit madje do të jetë prezent në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Superiores, ku “Demat” do të përballen me Vllazninë në “Arenën e Demave”.

Bëhet fjalë për teknikun kroat, Miroslav Bojko. Ky i fundit është pa ekip që prej tetorit të vitit 2023, kur drejtone Vukovar. 52-vjeçari ka arritur akord deri në një pikë me Partizanin, por fjala e fundit do të thuhet pikërisht pas sfidën me Vllazninë, me kroatin që kërkon të krijojë një ide mbi ekipin.

Përsa i përket eksperiencës së tij, Bojko ka qenë ndihmës i ish-trajnerit të Partizanit, Zoran Zekiç, në kohën kur ky i fundit drejtonte Sheriff TIraspor në Moldavi. Por, Bojko ka drejtuar edhe ekipe si Cibalia apo Dugopolje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga