Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri i "Pit-Stopit" të Superligës, nga Partizani e deri te Dinamo, si klubet e kryeqytetit e konsiderojnë si "shofer rezervë" për skuadrat e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i "Pit-Stopit" të Superligës, nga Partizani e deri
Dritan Mehmeti

Dritan Mehmeti është pezulluar nga posti i trajnerit të Dinamos. Një lajm befasues që u komunikua nga klubi ‘Blu’ në faqen zyrtare. Pezullimet në futbollin shqiptar dihet ç’domethënie kanë kështu që nuk do të ishte aspak çudi që së shpejti të vij edhe shkarkimi i tij ose problemet në gjyq, siç ndodhi me Orges Shehin te Tirana.

Thumbimet e Mehmetit kundrejt drejtuesve për mënyrën e menaxhimit të skuadrës duket se kanë ‘mbushur kupën’ duke sjellë në këtë vendim radikal, ndoshta i pritshëm për këdo sidomos pas zërave të rikthimit të Ilir Dajës.

Historia e Dritan Mehmetit si trajner i parë nuk është nga ato me nota pozitive. Debutimi i tij si trajner kryesor u bë te Partizani, më 16 janar të sezonit 2021-2022 në fitoren 0-3 ndaj Egnatias në transfertë ku pasoi Ilir Dajën e larguar dhe e la në korrik pas humbjes me Saburtalon në Kupat e Europës.

Partizani atë sezon e mbylli në vendin e tretë shumë larg Tiranës kampione e cila e fitoi titullin pikërisht në derbi. Drejtuesit nuk i besuan më pas duke i ‘dhënë duart’ për të firmosur më pas me Giovanni Colellan i cili fitoi titullin kampion.

E njëjta histori edhe me Dinamon teksa zëvëndësoi të larguarin Nevil Dede në mes të sezonit dhe e riktheu në Superiore. Drejtuesit dinamovit sërish nuk i besuan duke emëruar në stol italianin Giovanni di Biagio. Si për ironi të fatit, Mehmeti do t’ia merrte sërish postin pas 8 javësh duke drejtuar ekipin deri në fund të sezonit të shkuar, por pa arritur të kap objektivin Final Four të cilin e humbi në javën e fundit.

Starti i këtij edicioni të ri 2024-2025 do të ishte hera e parë për Dritan Mehmetin që e nis një sezon si trajner i konfirmuar e jo zëvëndësues. Por, ‘ëndrra’ e tij do të zgjashte vetëm 2 javë teksa Dinamo e pezulloi (shkarkoi) pas 2 humbjeve me Egnatian e Bylisin.

Për faj të tij apo jo, Dritan Mehmeti duket si një trajner ‘Pit-Stopi’ për klubet që e thërrasin kur stoli u mbetet bosh e më pas e largojnë për dikë tjetër duke mos i besuar kurrë 100%.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga