
Dinamo do të përballet ditën e sotme me Laçin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 19:00.
Tashmë trajneri dinamovit Ilir Daja dhe përgatitësi atletik i Laçit i cili do të ketë rolin e trajnerit sot te kurbinasit, Francesco Passiatore kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Dinamo – Laçi.
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Sali, Muzek, Dita, Meksi, Aliji, Lorran, Toli, Goudiaby, Bregu, Itodo, Zabërgja. Trajner: Ilir Daja.
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Manellari, Mjaki, Traore, Christian, Lleshi, Prodani, William Cordeiro, Papa, Tresa. Trajner: Francesco Passiatore.