Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Topi i Artë” problem për Partizanin, Skënderbeu nis të festojë

Shkruar nga NEWSPORT
“Topi i Artë” problem për Partizanin, Skënderbeu nis
Partizani

Arinaldo Rrapaj ka “fikur” Partizanin për sfidën e ardhshme në kampionatin shqiptar. Mesfushori i kuq do të mungojë ndaj Skënderbeu në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Kartoni i verdhë që mori ndaj Vllaznisë në supersfidën e mbrëmshme ishte i katërti për të në këtë sezon. Në këto kushte, “Topi i Artë” i vitit të shkuar në Shqipëri, do të jetë një mungesë e rëndësishme në një transfertë delikate si ajo e Korçës.

Tashmë pritet të shihet se si do ta menaxhojë këtë situatë trajneri i “Demave”, Aleksandar Veselinovic. Kujtojmë që ndeshja përballë Skënderbeut do të luhet më 30 tetor, duke nisur nga ora 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga