Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Topi i Artë 2025/ Nga Dajsinani te Balaj e Zabërgja, njihuni me FORMACIONIN më të MIRË të VITIT 2025

Shkruar nga NEWSPORT
Topi i Artë 2025/ Nga Dajsinani te Balaj e Zabërgja, njihuni me
Formacioni me i mire i vitit

Një nga momentet më të veçanta të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2025” ishte shpallja e Formacionit më të Mirë të Vitit të “Abissnet Superiore”, i përzgjedhur nga gazetarët dhe opinionistët sportivë, sipas skemës 1-4-3-3.

Portieri më i mirë i vitit është Mario Dajsinani, futbollist i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare.

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë: Emiljan Musta (AF Elbasani), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Abdurrahman Fangaj (Egnatia).

Në mesfushë janë përzgjedhur: Adnard Mehmeti (Partizani), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Treshja e sulmit përbëhet nga: Dejvi Bregu (Dinamo City), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo City).

Për shpalljen e emrave fitues në skenë ishin ish-futbollistët e njohur shqiptarë, Kreshnik Çipi dhe Mujo Targaj, të cilët dorëzuan trofetë për 11 lojtarët e përzgjedhur.

Në fund, të gjithë futbollistët u ngjitën në skenë për të tërhequr çmimet, ndërsa nuk munguan falënderimet e rastit dhe fotografia tradicionale e ekipit së bashku.

Topi i Artë 2025/ Nga Dajsinani te Balaj e Zabërgja, njihuni me
 

 

Poll

Lexo gjithashtu