Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Topi i Artë 2025/ Kreshnik Cjapi shpallet “Arbitri i Vitit”, Gianluca Roçhi i dorëzon trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
Topi i Artë 2025/ Kreshnik Cjapi shpallet “Arbitri i Vitit”,
Gianluca Rocchi - Kreshnik Cjapi

Kreshnik Cjapi është shpallur fitues i çmimit “Arbitri i Vitit 2025” në mbrëmjen gala “Topi i Artë”. Arbitri shqiptar u vlerësua për paraqitjet e tij të sigurta, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për këtë trofe ishin të nominuar edhe Emanuela Rusta, Florjan Lata dhe Juxhin Xhaja, të cilët kanë pasur. një sezon me performanca të mira në drejtimin e shumë ndeshjeve të rëndësishme.

Trofeu i “Arbitrit të Vitit” iu dorëzua Kreshnik Cjapit nga ish-arbitri i njohur italian, Gianluca Rocchi, gjatë mbrëmjes gala “Topi i Artë 2025”.

“Gjithmonë i verdhë. Kur punon bën edhe gabime të vogla. Është kulmimi i një karrierë 22 vjeçare. Falenderoj të gjithë me të cilët kam punuar, të gjithë ato që më kanë kritikuar dhe Komunitetin e Arbitrimit për mësimet që më ka dhënë dhe Dukën për mbështetjen që na jep gjithmonë.

Tifozët mërziten gjithmonë për ndonjë penallti dhe karton të kuq që japim. Gjërat ndryshojnë ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Kreshnik Cjapi.

Poll

Lexo gjithashtu