
Teuta
Ekipet e Superiores po u japin dorën e fundit përgatitjeve për startin e kampionatit. Këto ditë do të jenë mjaft intensive për trajnerët, të cilët do të vendosin pikat mbi “i” për lojtarët që kanë në dispozicion dhe formacionin me të cilin do të zbresin në fushën e lojës.
Kështu ndeshjet miqësore mes skuadrave të elitës do të vazhdojnë. E radhës do të jetë mes Teutës dhe Laçit. Të dy ekipet do të sfidohen ditën e mërkurë, sfidë që do të luhet në “Niko Dovana”, ora 18:00.
Një përballje mjaft e rëndësishme, ku durrsakët dhe kurbinasit do të matin formën para startit të Superiores. Gjithashtu e trajnerët do të shikojnë gjendjen e futbollistëve pas disa javësh stërvitje.
View this post on Instagram
Poll