
Tirana
Një tjetër lojtar është dëmtuar te Tirana. Pas Florjan Përgjonit e pëson edhe Edison Kola. Ky i fundit në miqësoren e djeshme që bardheblutë zhvilluan me Bylisin u detyrua të linte fushën e lojës që në minutën e 34-të.
Një dëmtim që shqetëson stafin e kryeqytetasve. Lojtari do t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë në ditët në vazhdim për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij.
Te Tirana janë optimist se mbrojtësi do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që bardheblutë dot ë zhvillojnë. Kujtojmë se Superiorja do të startojë më 18 gusht, teksa bardhe blutë do ta nisin këtë rrugëtim në transfertë ndaj Laçit.
Poll