Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Hera e parë kampion me Tiranën nuk harrohet, por boll më me 'X'", Klodian Duro: Elbasani i ka dhënë bukuri kampionatit, por titullin e meriton Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
"Hera e parë kampion me Tiranën nuk harrohet, por boll më me
Klodian Duro

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare dhe i disa skuadrave elitare në kampionatin shqiptar, Klodian Duro ka dhënë një intervistë për 'Sport Neës' të moderatores Trevisa Tufa ku ka analizuar situatën në Superiore, kujtimet e tij nga titujt e fituar si dhe mundësitë e skuadrave për t'u shpallur kampion këtë sezon.

Ku të ka shijuar më shumë titulli, në Tiranë, Elbasan apo në Shkodër?  Vetëm mos më thuaj me të treja…

Titulli i parë nuk harrohet, pra ai me Tiranën 98-99. Fituam kampionatin dhe kupën. Në të tilla kushte, kur fiton titullin kampion, mendon se rruga e duhur është kjo, triumfi i kampionatit.

Më bëri përshtypje një status i juaji në rrejtet sociale, “atëherë kur X quhej humbje, çfarë nuk po shohim”, status shoqëruar me fanellën e Tiranës, çfarë po sheh Duro, 6 X Tirana, por askush nuk e bënë dramë….

Në këtë sezon që sapo ka nisur, në këto javë të parë, është një fakt interesant, që Tirana nuk po arrin dot të fitojë. Sigurisht që është vetëm fillimi, por për një klub si Tirana për të dalë kampion, duhet fitorja. Nuk mund të shkojë gjatë me barazime. Le të shpresojmë dhe të urojmë që në javët në vazhdim Tirana të fillojë të fitojë dhe të arrijë objektivat që i ka vendosur vetes si klub.

Një derbi i shëmtuar, një Tiranë pa objektiva të qartë, cila është gjëja që i mungon më shumë këtij ekipi, ku e sheh në fund të këtij sezoni?

Ndeshja-ndeshjes nuk i ngjan. Bëhet fjalë për ndeshjen më të ndjekur, është derbi historik. në vitet e fundit ka treguar se tërheq më shumë spektator. Tani, kemi një stadium të mrekulleshëm, edhe tifozët kanë dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit. Derbi ishte disi i vakët në pjesën e goditjeve në portë. Futbolli luhet për tifozët. Një derbi bëhet edhe më i bukur me gola. Është fillimi i kampionatit, ekipet nuk janë kualiduar akoma. Ekipet nuk janë sistemuar ende, Partizani ka marrë një trajner të ri.

Nga Tirana në Shkodër 23 vite më parë festoje titullin në Shkodër, për fat të keq mbetet i fundit. Si e sheh Vllazninë këtë sezon, a mund ta thyejë mallkimin, çfarë i duhet, çfarë i mungon?

Pas Tiranës, unë vitin e dytë që kam dalë kampion ka qënë me Vllazninë. Bëmë futboll dominues. Kam kujtime të mira me shkodranët. Vllaznia është gjithmonë ekip i mirë, që rivalizon ekipet e mëdha. Tifozët i ka të jashtëzakonshëm. E kanë nisur mirë sezonin, Vllaznia kryeson me meritë. Uroj që skuadra të ruajë këtë ritëm, pasi Shkodra e meriton. Ky kampionat do jetë i fortë.

Dikur thoje me qenë shkodran tana i ban, por për te dalë kampion bëni i xhiro në Elbasan, i qëndon këtij statusi?

Kur fituam titullin, ishim 3 futbollistë nga Elbasani në Shkodër. Bashkë me mua, ishin edhe Bylykbashi me Osmani. Vetë Vllaznia me Elbasanin kanë bashkëpunim të mirë, edhe tifozët kanë raporte të mira. Ky miks futbollistësh bëri që të shkonim te titulli.

Po Elbasani juaj Duro, çfarë pret nga ky ekip këtë sezon?

Një nga gjërat më të mira të këtij sezoni është Elbasani. Tifozët dhe vetë skuadra i kanë dhënë një bukuri këtij kampionati. Janë rikthyer si duhet, me traditë dhe futboll. Kampionati zbukurohet me këto ekipe. Janë luajtur ndeshje të bukura këtë sezon, përshëmbull ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës, ajo penallti e humbur në fund… Emocionet dhe golat, ky është maksimumi që mund t’i marrësh futbollit.

Kjo ishte një intervistë për tre ekipet me të cilat ju keni fituar titullin, por një koment shumë të shkurtër, në këndveshtrimin tend, cili është ekipi më i kompletuar këtë sezon, kë sheh favortit?

Është vetëm fillimi. Ai që mbledh sa më shpejt pikët, është më i lirshëm për të bërë llogaritë për Final-Four. Për mua kjo skemë është shumë e mirë. Do ketë një luftë të fortë, asnjë ekip nuk ka spikatur, Vllaznia është një hap para të tjerëve. Si në vendin e parë, ashtu edhe në fund, të gjitha ekipet kanë vetëm nga një pikë diferencë. Tashmë, është edhe Dinamo, ka rikthyer dike si Ilir Daja. Edhe Skënderbeu është ekip i fortë.

Pyetja e fundit, nga e shkuara tek e tashmja. Nëse të ofrohen njëkohësisht tre pankina, e Tiranës, Vllaznisë dhe Elbasanin, kë do zgjidhje të parën?

Në ndryshim nga karriera si futbollist, tani je si trajner. Të 3-ja këto ekipe, duke futur edhe Partizanin, janë ekipe që kam luajtur për to. Me të gjitha e kam kaluar mirë. E thashë, ne jemi profesionistë, ne do ia lejmë kohës. Nëse do ketë diçka konkrete, do bëj zgjedhjen time.

Kë do zgjidhja? Unë hapat e parë i kam hedhur në Elbasan, më pas te Tirana, pastaj te Vllaznia, pastaj vjen Partizani.

Si e ke parë ekipin kombëtar? Me gjithë këto ndryshimet e bëra, të pritura, ndoshta të papritura, paraqitjet në Nations League, në Europian…

Në Europian dhamë paraqitje të mira, pavarësisht rezultateve dhe eliminimit. Në këtë fillim të Nations League, bëmë diçka të mirë me Ukrainën. Me Gjeorgjinë do ishte i mjaftueshëm barazimi për të ruajtur ecurinë pozitive. Uroj që kjo humbje me Gjeorgjinë të jetë pozitive dhe të korrigjojmë gabimet. Pavarësisht se kemi një grup të fortë, mendoj se do bëjmë paraqitje dinjitoze dhe pse jo të jemi, të parët në grup.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga