Kristal Abazaj dhe Tirana pritet t’i japin fund ‘martesës’ pas 1 viti e gjysmë.
Kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni dhe për momentin nuk ka ndonjë iniciativë për këtë çështje. Në klubin bardheblu gjëja kryesore është rezultati në fushën e lojës dhe duke parë gjendjen aktuale, vështirë se mund të mendohet për plane të tilla.
Abazaj është lideri absolut i skuadrës, titullar thuajse çdo ndeshje duke shënuar 7 gola e 4 asiste në 29 ndeshje. Ai është dhe lojtari më i paguar në ekip me një rrogë mujore prej 10 mijë eurosh.
E sigurtë është se Tirana do të bëjë një revolucion që nuk është parë prej kohësh në klubin bardheblu. Shumë lojtarë do të largohen, e shumë të tjerë do të vijnë. Por, një si Kristal Abazaj është vështirë të gjendet në futbollin shqiptar ndaj mbetet të shihet nëse do të ketë një zgjidhje mes palëve.