
Sulejman Starova ka folur për Bruno Ditën, lojtarin e Dinamos i cili shkaktoi 11 metërsh në ndeshjen kundër Tiranës. Shefi i trajnerëve në Federatën Shqiptare të Futbollit shënjestroi kapitenin e dinamovitëve për paraqitjen me kryeqytetasit. Paçka se eksperienca dhe cilësitë nuk i mungojnë, Starova e kritikoi duke thënë në panelin e emisionit “Skaner:
“Me shumë respekt për Bruno Ditën, edhe pse ka shumë eksperiencë, po shoh që po e dëmton Dinamon. Ka shiritin e kapitenit, ju kujtohet çfarë bëri me Hajdukun e Splitit. Për mendimin tim po gabon shumë”, përfundoi ai teksa po analizohej në tërësi ekipi i Dinamos.
Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja arriti të fitonte me rezultatin 2-1, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Edhe pse shiu nuk I la të dy ekipet të tregojnë më të mirën e vet, në fund 18 herë kampionët e Shqipërisë morën 3 pikët aq të dëshiruara.