Vjen më në fund momenti i shumëpritur për derbin Partizani – Tirana. Dy klubet legjendare do të përballen për herë të parë këtë sezon të shtunën në ‘Air Albania’, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.
Klubet kanë nisur sot përgatitjet, por të njëjtën po bëjnë edhe tifozëritë përkatëse që janë gati të dhurojnë spektakël në tribuna. Ultrasit bardheblu, Tirona Fanatics, kanë ndezur duelin me thumbimet e para në profilin e tyre zyrtar.
“Te shtunen ndeshja e rradhes me morrat! Detajet e kortezhit dhe organizimit do te dalin ne nje njoftim te dyte! Gati per spektaklin e rradhes! Tparet Tvetmit! Per Tironen-Per Kryeqytetin!”- shkruan tifogrupi.
Poll