Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana shlyen borxhet ndaj 4 lojtarëve, por Tim Vayrynen dhe Orges Shehi mbajnë ‘peng’ bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana shlyen borxhet ndaj 4 lojtarëve, por Tim Vayrynen dhe Orges Shehi
Tirana, Vayrynen, Orges Shehi

Tirana ka nisur punën për likuidimin e borxheve që kanë bllokuar merkaton. Klubi ka shlyer detyrimet ndaj 4 ish-futbollistëve: Jocelin Behiratche, Edon Hasani, Besir Iseni dhe Asion Daja. 49 mijë e 500 euro anë derdhur në arkat e lojtarëve, 7500 mbrojtësi, 9 mijë Hasani, 10 mijë Iseni dhe 23 mijë Daja.

Problemi më i madh mbeten dy situatat me ish-sulmuesin Tim Vayrynen dhe trajnerin Orges Shehi. Finlandezit i detyrohen një shumë të majme prej 126 mijë eurosh, ndërsa trajnerit të Partizani 30 milionë lekë të vjetra.

Tirana po punon me xhiro të larta për t’i zgjidhur edhe këto dy çështje pasi koha nuk premton shumë dhe janë në luftë për çdo sekond pasi licensimi në Kupat e Europës është në rrezik të madh.

Bardheblutë grumbulluan plot 530 mijë euro në merkaton e janarit nga shitjet e Florent Hasanit (300 mijë), Albi Doka (100 mijë), Kaina Nunes (80 mijë) dhe Klevi Qefalija (50 mijë). Por, ndihma dhe ‘mrekullia’ më e madhe ishte shitja e Ernest Muçit nga Legia te Besiktas për 10 milionë euro nga ku Tirana përfiton 1 milionë pasi ka ruajtur 10% të kartonit.

Në ‘letër’, 1 milionëshi i Muçit mbyll ‘hesapet’, por paratë nga shitja e tij nuk do të vijnë ‘top’ pasi Besiktas do të paguajë me këste shumën e rënë dakord mes klubeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga