Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tirana pranon urime veç për kupa”, komenti i Starovës sjell replikën e Julian Ahmataj: Shehi meritor absolut për rezultatet, nëse do kishte dështim flisnim ndryshe

Shkruar nga NEWSPORT
“Tirana pranon urime veç për kupa”, komenti i
Sulejman Starova - Logoja e Tiranës - Julian Ahmataj

“Tirana është mësuar me kupa, nuk mund të pranojë urime për mbijetesën”. I drejtpërdrejtë dhe shumë i prerë është shprehur ish-trajneri i Tiranës, Sulejman Starova për bardheblutë, të cilët siguruan qëndrimin në elitë pas fitores 3-1 ndaj Elbasanit në transfertë, duke përfituar po ashtu dhe nga rezultatet paralel të skuadrave të tjera.

Në panelin e të ftuarve në emisionin “Skaner” në MCN TV, ku përpos tij ishte dhe Julian Ahmataj, një tjetër ish i kësaj skuadre, ky i fundit vlerësoi maksimalisht dhe punën e bërë nga trajneri Orges Shehi i cili erdhi në stol për të shpëtuar një sezon ku kryeqytetasit ishin gati të preknin fundin.

“Orges Shehi ka merita absolute për këtë punë. Po ta shikosh, ambienti i Tiranës nuk e pranon që skuadra e tyre të jetë në shpëtim nga kategoria. Nëse do kishte dështim, atëherë do ishte më e rënduar situata e përgjegjësisë, ndërsa Gesi mori gjithë atë iniciativë dhe bëri një punë shumë të madhe.

Ambienti bardheblu nuk e përkrah këtë gjë sepse Tirana është gjithmonë kampion. Por puna që është bërë këtë periudhë është për t’u përgëzuar”, tha Julian Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu