
Partizani
Tirana ka zyrtarizuar pasditën e djeshme Bledi Shkëmbin. Ish-trajneri i Teutës ka marrë në dorë “frenat” e bardhebluve dhe tashmë do të nisë nga puna për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri.
Kështu mësohet se drejtuesit e bardhebluve kanë “piketuar” afrimet e radhës, madje me disa prej tyre kanë nisur bisedimet. Një prej tyre është Eljon Sota, i cili është një titullar i padiksutueshëm te Partizani.
Te Tirana pëlqejnë shërbimet e 26-vjeçari dhe synojnë që të arrijnë marrëveshjen që Sota të kalojë në krahun tjetër të kryeqytetit. Fierakut i përfundon kontrata me “demat” në fund të qershorit dhe fakti që ende nuk ka rinovuar me të kuqtë, bën që te bardheblutë të jenë optimist për transferimin e tij.
Poll