
Tirana luan nesër sfidën e fundit të javës së Superiores përballë Skënderbeut. Tekniku Bledi Shkëmbi ka dal në konferencën e zakonshme për shtyp.
Bardheblutë të shtegtuar në Elbasan kësaj here presin korçarët të cilët vijnë në këtë takim pa “yllin” Rashica që u largua në drejtim të Ukrainës. Trajneri i kryeqytetasve për këtë duel të tipit mbijetesë pohon se ka afruar lojtarë nga Akademia pasi grupi nuk është i plotë.
"Janë gati 7-8 lojtarë të cilët janë thirrur nga Akademia.
Nuk dua të dëgjoj justifikim dhe skuadra nuk duhet ta kenë diçka të tillë. Është një shans për lojtarët e rinj, ata të cilët kanë patur më pak minuta, të hyjnë dhe të bëjnë e japim maksimumin.
Nëqoftëse ne do fillojmë të marrim pikët do të jemi më të qetë dhe do të bëjmë më mirë”, u shpreh Shkëmbi.