Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana pa “frena” për gjysmën e dytë të sezonit, kryeqytetasit “piketojnë” lojtarin e Shkëndijës së Tetovës

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana pa “frena” për gjysmën e dytë të sezonit,
Florent Ramadani

Tirana është një nga ekipet, ku afrimet do të jenë të shumta. Kjo pasi bardheblutë vetëm pak ditë më parë njoftuan largimin e 9 futbollistëve, teksa tashmë duhen afrime për të përforçuar ekipin.

Kështu i piketuari i radhës është futbollisti i Shkëndijës së Tetovës. Florent Ramadani është i preferuari i drejtuesve, i cili kështu ka përfunduar në “radarin” e bardhebluve.

Mesfushori shihet si një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushës, ku stafi pritet t’i besojë edhe “çelësat” e këtij reparti. Fakti që Ardian Nuhiu e njeh mirë futbollistin e bën më të besueshëm transferimin e tij. Gjithsesi në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë mbi këtë pistë.

Poll

Lexo gjithashtu