Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Tirana nuk na vuri në vështirësi, pësuam nga episodet", Nevil Dede pas humbjes: Nga deliri e parajsa në ferr

Shkruar nga NEWSPORT
"Tirana nuk na vuri në vështirësi, pësuam nga
Nevil Dede

Trajneri i Bylisit, Nevil Dede ka folur pas humbjes me tri gola në disavantazh kundër Tiranës. Ballshiotët u thyen nga bardheblutë duke mos ia dalë të vazhdonin serinë e rezultateve pozitive. Për këtë paraqitje jo bidnëse është shprehur dhe tekniku i të kuqve.

“Shumë e drejtë, korrekte. Deja-vu.

Na solli ters trajneri i Tiranës. Përgjegjësi apo faji ngel jetim, i takon trajnerit yta marrë përsipër. Nuk dinim të luftonim, të arrinim paqen me veten. Jam krenar me punën e djemve ditën e sotme.

Morëm gola nga 3 episode. Nuk na vuri në vështirësi Tirana. Humbje topi pafund, vendosje statike. Konstatime të qarta nga ju. Në një ndeshje që humbitet dihet ka gabime. Duhet të ishim më konkret, sulmuesit nuk dinin çfarë të bënin. Ka momente je në delir, po mund të kthehesh në ferr. Nëse fitonim do të flitej sikur do të dilnim kampion.

Nuk dinim të luftonim sot. Ishte një ditë jo. Jo, dole aty ku them unë.

Tirana është brand tjetër i futbollit shqiptar, ne nuk jemi favorit. Në momentin që ne nuk jemi në ndeshje, do të shpërbëhemi. Në kuadër të pyetjes kjo është e vërteta. Dimë të reagojmë dhge të falim. Kam luajtur në Kinë, mos i kanë në shkurt Krishtlindjet. Tirana fitoi, meriton komplimente. Duhet pranuar realiteti”, u shpreh Dede.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga