Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tirana nuk e meriton të jetë në këtë gjendje”, drejtori sportiv Ibraimi: Derbi i rëndësishëm, lojtarët 200% të karikuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Tirana nuk e meriton të jetë në këtë
Agim Ibraimi

Tirana dhe Partizani do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur derbin e fundit të këtij sezoni, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, nis në orën 20:00. Në prag të këtij dueli ka folur drejtori sportiv i bardhebluve, Ibraimi.

“Kundërshtari është motiv për ne. Ndikon pak tabela, por lojtarët do të jenë sot në nivel të lartë dhe shpresojmë për fitore. Kemi presion për shkak të situatës, është fakt nuk mund t’i ikim. Por është gjë e mirë sepse është derbi. Motivi nuk mund të mungojë te lojtarët tanë.

Ndoshta krijohet pak trysni sepse numërohet ndeshjet që s’kemi fituar, por momentalisht s’duhet të jetë fokusi aty. Duhet të marrim 3 pikët dhe për të dalë nga aty ku jemi. Të jem i drejtë shumicën e rasteve ndjek gjithë kampionatin dhe kam dëgjuar se thonë se Tirana bën lojë më të mirë se kundërshtarët. Kemi 17 barazime, ndoshta kanë ndikuar edhe faktorë të jashtëm.

Ky derbi është mjaft i rëndësishëm për ne, por është me rëndësi që lojtarët sot t’i kemi të përgatitur, për atë është punuar gjatë javës. Duhet të jesh 200% për një ndeshje të tillë. Nuk e meriton Tirana të jetë këtu ku është dhe me lejen e Zotit do ta fitojmë ndeshjen sot”, është shprehur Ibraimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga