Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana në vendin e fundit, Ibraimi heq fajet nga vetja: S’mu dha kohë për projektin, u gabua me drejtorin e ri dhe trajnerin!

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në vendin e fundit, Ibraimi heq fajet nga vetja: S’mu dha
Fotomontazh/ Ish drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibraimi

I ftuar në emisonin “RubrikaSportive” në RTSH, ish drejtori sportivi i Tiranës, Agim Ibraimi ka analizuar situatën e bardheblue. Gjithashtu, ai ka theksuar se planit që kishte “thurur” me Tiranën, duhej t’i jepej më shumë kohë. Ndër të tjera, Ibraimi tha se ishin të gabuara zgjedhjet e drejtorit dhe trajnerit të ri, pra Omer Bunjakut dhe Ardian Nuhiut.

Kristo Thoma: Ky sezon, me atë ide që ti kishe krijuar, se si do të vazhdonte skuadra. Të ka befasuar apo e prisje?

Agim Ibraimi: Deri diku e prisja sepse kishim një plan-projekt më afatgjatë. Mirëpo, kur bëhet ndryshimi, duhet pak kohë. Edhe ashtu siç e bëri Dinamo, duhet të kishte durim edhe Tirana. Por, problemet që ndodhin gjatë rrugës, janë këto që janë. Nuk është mirë për një klub futbolli siç është Tirana, siç ëhtë Partizani po ashtu, i duhen kampionatit shqiptar. Por momenti është ky që është, s’mund ta ndryshojë askush.

Kristo Thoma: Tymnajë bardheblu... Në këndvështrimin tuaj, nëse mund të thuash me ato që ti di dhe siç e njeh klubin kujt do t’i vendosje më shumë përgjegjësi për këtë situatë?

Agim Ibraimi: Atyre që kanë bërë përzgjedhjen e drejtorit, trajnerit. Ka aty një bord drejtues që vendosin për këto çështje.

Poll

Lexo gjithashtu