Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana në “ankth” para derbit me Dinamon, titullari i ekipit pëson dëmtim të papritur

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në “ankth” para derbit me Dinamon, titullari i ekipit
Tirana

Tirana në “ankth” para derbit me Dinamon. Titullari i ekipit, Edison Kola ka pësuar një dëmtim në kavilje, duke i krijuar shqetësime. Mbrojtësi shtatlartë nuk mund të ecë lirshëm, duke shqetësuar jo pak stafin bardheblu.

Sipas stafit mjekësor të Tiranës, Kola duhet të pushojë disa ditë për t’u rikuperuar plotësisht. Megjithatë, Kola duhet të jetë patjetër në fushë, duke parë disa mungesa në ekipin e bardhebluve.

Mbrojtësi mund të hidhet në fushë përballë Dinamos, duke i lidhur këmbën dhe bërë gjilpërë. Kujtojmë se ndeshja mes Tiranës dhe Dinamos që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, luhet të dielën duke nisur nga ora 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga