
Jordi Jaku prej ditësh është zyrtarizuar te Bologna në Itali, me talentin shqiptar që ka nisur kështu aventurën e re në karrierën e tij. Sot ka ardhur edhe një mesazh falenderimi nga Tirana, klubi që e shiti tek skuadra italiane.
Klubi bardheblu shpehet mjaft krenar që ka nxjerrë në pah cilësitë më të mira të Jakut. Ndër të tjera nënvizon se Tirana do të mbetet gjithmonë një shtëpi për të.
“Faleminderit Jordi Jaku. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Jordi Jaku në klubin e Seria A, Bologna FC dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit në kampin bardh e blu. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë më të mira të lojtarit që je. KF Tirana mbetet një klub lider për transferimet në bashkëpunim me klubet më të njohura Europiane”, ka shkruar klubi bardheblu.
Kujtojmë se nga ky operacion Tirana ka përfituar 250 mijë euro, shifër kjo që ka shkuar në arkat e bardhebluve.
View this post on Instagram