
Fati i rezervoi Tiranës skuadrën e Torpedo Kutaisit në turin e parë të Conference League. Për këtë ka folur trajneri Bledi Shkëmbi.
“Për të qenë i sinqertë nuk është se kishim shumë informacion për skuadrën e Torpedos. Këto ditë kemi grumbulluar informacion dhe e dimë që është një skuadër e fortë, me buxhet të madh dhe me disa lojtarë shumë cilësorë.
Pavarësisht kundërshtarit, për ne më e rëndësishme është të kompletojmë skuadrën pasi kemi mangësi në të tre repartet dhe shpresoj që shumë shpejt, skuadra të marrë fytyrën e saj. Në fakt do të doja një skuadër që është më afër gjeografikisht, pasi rruga e gjatë nuk është në favor të klubeve dhe lojtarëve”, u shpreh Shkëmbi.
Kujtojmë se ndeshjet luhet më 11 korrik në Gjeorgji dhe më 18 korrik në Tiranë. Tirana ndodhet në Ohër ku po vazhdon me fazën përgatitore.