Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Tirana klub i madh me seriozitet, por fokusohem te Partizani", Veselinovic i qetë para derbit: Nuk ka presion, nesër ditë feste

Shkruar nga NEWSPORT
"Tirana klub i madh me seriozitet, por fokusohem te Partizani",
Aleksandar Veselinovic

Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic foli në konferencën për shtyp në prag të derbit me Tiranën që do të luhet nesër në orën 20:00 në 'Air Albania', e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.

Si e pret Partizani derbin dhe si është gjendja e skuadrës?

Eshtë shumë e rëndësishme ta them edhe pse kam pak kohë në këtu. Nesër do të jetë një ditë feste për futbollin në Shqipëri. Eshtë diçka fantastike jo vetëm për futbollin, por edhe për njerëzit, për vendin. Mendoj se çdo kush që ka lindur në Shqipëri shpreson që të jetë protagonist, ta shijoj apo të luaj këtë derbi. Unë jam shumë i lumtur sepse do të jem pjesë e kësaj atmosfere festive.

Përsa i përket skuadrës tonë, ne jemi përgatitur maksimalisht. E kemi përgatitur ndeshjen ashtu si përgatisim të gjitha ndeshjet e tjera duke i dhënë rëndësinë e duhur. Çdo ndeshje dhe çdo kundërshtar ndryshon. Tirana është një klub me histori, me tradita dhe ne e respektojmë Tiranën, por edhe Partizani është një klub i madh dhe ne gjithmonë në radhë të parë duhet të respektojmë veten tonë.

Për nesër të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit përpara ndeshjes dhe në përfundim të saj do të jemi edhe më të qartë përsa i përket formacionit. Mos harrojmë që kanë kaluar 4 ditë nga ndeshja në Laç, e cila u zhvillua në një terrën të vështirë dhe disa lojtarë kanë patur disa shqetësime të vogla pas ndeshjes, është normale.

Keni mjaftueshëm informacion për Tiranën?

Në këtë moment nuk dëshiroj të flas për Tiranën. Dua të them që ata kanë mjaft lojtarë të mirë të rinj, janë një skuadër e re. E thash që ne i respektojmë ata, por duhet të mendojmë për veten tonë dhe jemi të fokusuar vetëm në punën tonë.

Tirana vjen në këtë përballje pas 5 barazimesh.

Çdo ndeshje që vjen është ndryshe. E kam përmenduar edhe në konferecën e fundit çdo pikë e fituar në këtë kampionat është shumë e rëndësishme. Elbasani në minutën e fundit humbi penallti, Dinamo City në minutën e fundit shënoj golin e dytë. Në çdo ndeshje ne duhet të përmirësohemi më shumë dhe të marrim më të mirën e mundshme. Unë jam një trajner që mendoj vetëm për skuadrën time. Përpiqemi çdo ditë në stërvitje që të përmirësohemi gjithnjë e më shumë.

Tirana ka ndryshuar shumë, sa e ndihmon Partizanin ky fakt?

Tirana është një klub i madh. Jam i sigurtë që njerëzit që punojnë aty janë seriozë. Ata kanë bërë përzgjedhjet e tyre për të marrë më të mirën  në objektivat që kanë. Por unë jam pjesë e Partizanit dhe më duhet të mendoj për skuadrën time për klubin tim. Jam i fokusuar vetëm te Partizani.

Ka presion te Partizani përpara kësaj ndeshje?

Nesër do të jetë një ditë feste, nuk ka presion për këtë ndeshje. Unë nuk ndjej apo shoh të ketë presion , unë ndjej diçka festive. Të gjithë ata që do të jenë nesër të pranishëm në stadium, trajnerët,  lojtarët në fushë dhe tifozët në tribuna duhet ta përjetojnë këtë ndeshje si një festë. Lojtarët tanë dhe ata të Tiranës do të jenë aktorët në fushë, ndërsa njerëzit që do të vijnë do të mund ta shijojnë këtë shfaqe. Personalisht e përjetoj këtë ndeshje pa presion, nesër do të jetë një ditë festë dhe këtë përpiqem tia përcjell edhe lojtarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga