Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së 12-të në Superiore. Në orën 16:30, skuadra e Flamurtarit pret Tiranën.
Të dyja ekipet e mësipërme kanë nevojë për pikë, por gjendja më alarmante është te kampi i bardheblueve, vetëm 6 pikë pas 12 javësh, e përkthyer me vendin e fundit.
Deri tani, as “zbarkimi” i trajnerit Ardian Nuhiu nuk ka dhënë efekt. Në “letër” pritetet një takim shumë i vështirë për kryeqytetasit, por mund të shërbejë edhe si sfida e duhur për t’u ringritur në tabelë dhe kthesë në rezultate.
Në po të njëjtën orën zbresin në fushë edhe Partizani – Vllaznia. Ndeshje me tradita për futbollin shqiptar, por situata merr tjetër qasje nëse i referohemi gjendjes së të dyja ekipeve.
Fitorja ndaj Teutës e ka rritur disi optimizmin te “Demat e Kuq”, ndërsa shkodranët nuk kanë rrugë tjetër përveç fitores në objektiv “titull”.
