Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana – Elbasani ‘ndez’ Superioren, mësoni 3 ndeshjet e ditës së sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana – Elbasani ‘ndez’ Superioren, mësoni 3 ndeshjet e
Kategoria Superiore

Kategoria Superiore vijon sot me 3 ndeshjet e fundit të javës së 5-të të kampionatit. Dita nis në orën 16:00 me sfidën Laçi – Partizani në Kurbin. Vendasit duan të provojnë shijen e fitores në shtëpi, por të kuqtë nuk kërkojnë më hapa fals dhe luajnë vetëm për t’u rikthyer te 3 pikëshat.

Në mbrëmje, në orën 19:00 luhen 2 sfidat e fundit mjaft të rivalizuara. Në Elbasan Arena, Dinamo pret Skënderbeun për të tentuar fitoren e parë nën drejtimin e Ilir Dajës. Korçarët, gjithashtu duan të rikthehen te rezultatet pozitive pas humbjes me përmbysje ndaj Teutës në shtëpi.

Vëmendja kryesore e kësaj jave është në kryeqytet, aty ku në stadiumin ‘Air Albania’, Tirana pret Elbasanin për ndeshjen më të fortë  të kësaj jave. Plot 9 vite pritje për një përballje të tillë mes dy klubeve të traditës që rivaliteti i prek si në fushë, ashtu edhe në tribuna.

Tirana – Elbasani ‘ndez’ Superioren, mësoni 3 ndeshjet e
 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga