
Arbiter anesor me flamur
Tirana dhe Pogradeci do të përballen ditën e sotme në orën 18:00 në “Elbasan Arena”. Përballja sot vendos për skuadrën që do të luajë në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.
Pak para nisjes së takimit, janë bërë të ditur dhe emrat e gjytarëve që do të vendosin drejtësi në “Elbasan Arena”. Arbitër kryesor i takimit do të jetë Andi Koçi, që do të ndihmohet nga asistentët Ilir Tartaraj dhe Marjus Qose.
Ndërsa arbitër i katërt i takimit do të jetë Ditmir Grimci. Në dhomën e Var do të jetë Albert Doda që do të asistohet nga Erjon Bylykbashi.
Arbitër kryesor: Andi Koçi
Asistent 1: Ilir Tartaraj
Asistent 2: Marjus Qose
Arbitër i 4: Ditmir Grimci
Var: Albert Doda
Avar: Erjon Bylykbashi
Poll