Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tifozët vlonjatë u “mësynë” në fushë, REAGON për herë të parë klubi i Teutës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët vlonjatë u “mësynë” në fushë,
Pamje nga ngjarja

Flamurtari dhe Teuta barazuan mbrëmjen e djeshme 2-2 në duelin e vlefshëm për javën e 17-të të Superiores. Megjithatë, në stadiumin e Vlorës pati incidente, në minutën e 68-të.

Tifozët vendas “mësynë” në fushën e lojës, për t’u përleshur me lojtarët e ekipit durrsak. Kjo solli që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Ndërkohë që për herë të parë mbi këtë situatë, ka reaguar edhe vetë klubi i Teutës.

REAGIMI:

Skandal në Vlorë! Futbollistët e Teutës dhunohen nga kundërshtarët! FSHF të marrë masa!
Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga kundërshtarët dhe tifozët vlonjatë.
KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të.
Një episod i tillë i tronditi lojtarët, të cilët kaluan në shok psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë të boshatiste tribunën përballë (C).
KF Teuta insistoi se ekipi nuk mund të riluante ndeshjen, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por delegati vendosi që ndeshja duhej të vazhdonte, pa u interesuar për dhunën e paprecedentë që ndodhi në fushë.
Ndeshja u kthye në ferr dhe lojtarët nuk ishin të gatshëm të luanin futboll, por, ndonëse KF Teuta nuk ishte dakord, pranoi të vazhdonte ndeshjen pas urdhrit të delegatit.
KF Teuta ka në dispozicion edhe një tjetër video ku tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por shkuan në tribunën pas porte.
KF Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masat për këtë ngjarje të rëndë dhe të zbardhet dinamika e saj. Urojmë që skena të tilla të mos përsëriten më, pasi njollosin futbollin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu