
Tifozet e Egnatias
Egnatia “ëndërron” titullin e parë në historinë e klubit. Rrogozhinasit janë vetëm 90 minuta larg këtij suksesi. Ditën e dielë do të kërkojnë fitoren ndaj Partizanit, sfidë që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00.
Një duel delikat dhe shumë i rëndësishëm, me rrogozhinasit si kurrë më parë kërkojnë mbështetjen e tifozëve. Për këtë drejtuesit kanë mendur të vënë autobusë falas nga Rrogozhina për në Tiranë për të gjithë tifozët që duan të jenë pjesë e kësaj finaleje.
Gjithashtu klubi ka menduar të shpërndajë edhe bileta falas. Kjo është një ndihmë e madhe për tifozët të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë biletën e tyre për shkak të arsyeve të ndryshme.
Poll