
Thomas Brdaric
Vllaznia është pa trajner, pas largimit të Qatip Osmanit. Kuqeblutë me shumë gjasa do njihen nesër me timonierin e ri, që me shumë gjasa do të jetë Thomas Brdaric.
Ky i fundit do të rikthehej te Vllaznia ku spikati në sezonin 2020/21. Asokohe e mbylli edicionin futbollistik në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Teutën që u shpall kampion.
Objektivi i vetëm sezonal që ka mbetur te Vllaznia është “Final 4”. Sigurimi i kësaj faze, do t’i jepte kuqebluve një mundësi për t’u shpallur kampion.
Pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë nga Egnatia, ky shihet dhe objektivi i vetëm që ka mbetur. Kujtojmë se ndeshja e radhës luhet ditën e diel, ora 15:00 përballë Egnatias.
Poll