
Vllaznia - Otrant ndeshje miqesore
Te Vllaznia nuk dëshirojnë që lojtarët të bien nga ritmi i ndeshjeve. Për këtë pavarësisht se Superiorja është në pauzë për shkak të sfidave të Kombëtares, diçka e tillë nuk i pengon kuqeblutë të zhvillojnë ndeshje.
Stafi shkodranë ka vendosur që ditën e premte skuadra të zbresë në fushë, ku do të ketë përballë Otrant nga Mali i Zi. Takimi do të luhet në orën 19:00 në “Loro Boriçi”, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët.
Kjo ndeshje do t’i japë mundësinë Brdariç të shikojë gjendjen e të gjithë lojtarëve, ndërsa mban ekipin të karikuar. Kujtojmë se dueli i radhë i Vllaznisë në Superiore do të jetë ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”.
View this post on Instagram
Poll