Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Thirrje për lojtarët para Partizanit, Vllaznit Ultras konfirmojnë prezencën: Sezoni i ri na gjen në transfertën e Tufinës

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrje për lojtarët para Partizanit, Vllaznit Ultras konfirmojnë
Vllaznit Ultras

“Vllaznit Ultras” është grupimi i tifozëve që mbështet Vllazninë në mënyrë të organizuar. Ato kanë konfirmuar se do jenë të pranishëm te stadiumi “Arena e Demave”, për ndeshjen që kuqeblutë do të luajnë me Partizanin më 19 gusht ora 20:00.  

“Vllaznit” kanë një thirrje për lojtarët, që ta djersisin fanellën me nder dhe të japin maksimumin. Ndër të tjera japin dhe detajet e udhëtimit ku tregojnë se transporti kushton 1000 lekë të reja.

Njoftimi i grupimit “Vllaznit Ultras”:

“RIKTHEHENA NE TRIBUNA! Fillimi i sezonit te ri na gjen ne transferten e Tufines. Diten e hane, me date 19 Gusht ne oren 20:00 luhet Partizani - VLLAZNIA.

Ne do jena aty, si gjithmone mbas qytetit e ngjyrave tona. Kerkojme nga ato qe do kene shansin me veshe fanellen kuqeblu kete sezon, ta djersisin me nder dhe te japin maksimumin!

Nisja e organizume per VU bahet te Turizmi ne oren 17:00. Kostoja e udhetimit 1000 Lek. Antart mund te rezervojne vendet nepermjet faqeve. Ftojme tane tifozat kuqeblu t'na bashkohen.

Gjithashtu antarsimet jane te hapura der ne fund te Gushtit ku mund ti kryeni po nepermjet faqeve zyrtare dhe pagesen e bani tek Kulla e Inglizit.

Per ty Vllazni knojm na,

nuk lodhna n'kilometra!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga