Teuta
Teuta do të përballen nesër me Flamurtarin në transfertë, në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës do të nisë në orën 19:30.
Ndërkohë që ditën e sotme, ekipi durrsak i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve. Teuta është gati për këtë transfertë, ku do të kërkojë rikthimin te fitorja pas 3 ndeshjesh që merr vetëm barazime.
“Kryejmë seancën e fundit stërvitore dhe jemi gati për Flamurtarin”, shkruan Teuta në rrjetet sociale. Ndërsa ka publikuar edhe një “album fotosh” nga seanca e sotme stërvitore.
Poll
