Teuta ka marrë shumë seriozisht takimin e radhës kundër Skënderbeut. Duket se barazimi në fund me Partizanin ka rikthyer oreksin te ekipi durrsak, i cili tani fokusin e ka në përballjen me korçarët.
Trajneri Edi Martini i druhet Skënderbeut, të cilët kanë një organikë shumë të pasur. Kampi durrsak objektiv ka vetëm 3 pikët dhe trajneri shkodran i ka kërkuar djemve të bëjnë maksimumin. Ekipi ka dalë në stërvitje që dje dhe po bën shumë skema taktike në fushë. “Blutë e detit” duket se janë në mendje për most ë pësuar e ndaj Maretini i ka vënë në puën me ritëm të plotë. Ngarkesa fizike dhe shpjegimet tekniko-taktike kanë qenë vëmendja kryesore në stërvitjen e Teutës.
Harmonia mbizotëron tek stafi, lojtarët dhe drejtuesit. Mjafton që mos të nënvlerësohet ekipi i Gvozdenovic se ndryshe Teuta do të vihet në disavantazh që në fillim si kundër kryeqytetasve e do të duhet të ndjekë rezultatin pastaj.