Higor Vidal mund të largohet nga Teuta gjatë kësaj merkatoje. Kjo pasi durrsakët kanë gati shitjen e futbollistit të tyre. 29-vjeçar, i afruar gjatë merkatos së verës, ka lënë përshtypje pozitive në këtë gjysmë sezoni, duke marrë vëmendjen e disa ekipeve.
“Djemtë e Detit” bëhet me dije sipas “Futbolli në Shqipëri” kanë arritur marrëveshjen me një skuadër jashtë Shqipërie, kryesisht në Kinë. Momentalisht nuk bëhet me dije emri i ekipit, teksa po diskutohen detajet e fundit.
Nëse ky transferim do të realizohej, kjo do të ishte për Teutën edhe shitja e dytë në këtë merkato. Më parë durrsakët shitën Gabriel Gomes, i cili tashmë vazhdon karrierën në Japoni.
Ndërkohë sa i takon Vidal, në këtë sezon ka luajtur me Teutën në 10 ndeshje, ku ka asistuar në 1 rast.
