Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar ditën e sotme në supersfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.
“Në pjesën e parë kishte vetëm një skuadër në fushë, Egnatia.
U munduam të ndërhynim në ekip. Lojtarët që hynë kthejnë ndeshjen, por nuk kishte efikasitet. Duke parë që kundërshtari mori masa duke qëndruar me 4 mbrojtës, na vështirësoi dhe loja në sulm. Bakayoko ka një kohë të gjatë pa luajtur dhe nuk është i gatshëm për të marrë minutazhin mbi 60 apo 70 minuta. Ishim të detyruar pasi sulmuesi tjetër Yaya ka qenë jashtë gjatë kësaj jave.
Forma e Zejnullait dhe Regit Lushkjës nuk ishte optimale në pjesën e dytë. Ekipi u lodh? Nuk mendoj që u lodh ekipi. Rezervat ndryshojnë lojën, por këtë gjë nuk e bënë dhe kjo na penalizoi”, tha Tetova.