
Dinamo-Vllaznia
Dinamo do të luajë ditën e sotme përballë Kukësit, një sfidë miqësore. Sfida që do të zhvillohet në qendrën stërvitore të dinamovitëve në Arbanë, do të nisë në orën 17:00.
Siç duket, Ilir Daja kërkon që të mos i lërë pushim lojtarët, duke marrë shkas ndeshjet e kombëtareve. Trajneri kërkon të provojë lojtarët në një test përballë verilindorëve.
Menjëherë pas ndeshjeve ndërkombëtare, kujtojmë se Dinamo do të përballet me Elbasanin në kuadër të javës së 3-të të Superiores. Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Poll