
Vllaznia duket se ka rigjetur veten në kampionat, teksa ndaj Vorës mori një 3 pikësh shumë të rëndësishëm. Në 3 javët e fundit shkodranët kanë arritur të grumbullojnë 7 pikë, duke mbajtur kështu hapin e kryesuesve të Elbasanit.
Edi Martini duket se e ka gjetur “çelësin e suksesit” te kuqeblutë, por pavarësisht kësaj ish-drejtori i Vllaznisë ka kritika ndaj ekipit. Tefik Osmani ishte i ftuar në “Rubrikën Sportive” në RTSH, ku ka folur për ish-klubin e tij.
Osmani ka theksuar se shkodranët duhet të vrasin më shumë mendjen për të shënuar gol më shpejt. Ndër të tjera ka nënvizuar se gjithçka po e merr me meritë dhe deri më tani janë një ndër ekipet më të mirëndërtuara.
“Të duket si e kënduar Vllaznia në këtë vit me penalltitë? Mendoj se çfarë penalltishë ka marrë i ka marrë me meritë. Vllaznisë duhet t’i japim merita sepse përveç fitores ka zhvilluar edhe lojëra të mira. Por nuk më pëlqen një gjë, përshembull, duhet të vrasin ndeshjen më shpejt, duhet të kenë më shumë besim te vetja. Ka patur disa momente që ndeshja mund të hapej për neglizhime, kishin disa raste. Unë i bashkohem Nevilit që thotë për Vorën që ka bërë ndeshje të mirë dhe nuk duhet ta shikojnë se u mposhtën nga një skuadër si Vllaznia që mendoj se është më e kompletuara se të gjitha ekipet e tjera”, ka përfunduar ish-drejtori sportiv i kuqebluve.
View this post on Instagram