
Vangjel Mile, Tefik Osmani
Vangjel Mile u zyrtarizua si drejtori i ri teknik i akademisë së Tiranës ditën e djeshme.
Ai do të jetë krah i Devi Mukës që rikthehet në bordin drejtues të bardhebluve. Mile ishte asistent i Erbim Fagut dhe Julian Ahmatajt këtë sezon, ndërsa tani nis një detyrë të re brenda familjes.
Mes urimeve të shumta që mori pas detyrës së re, një vjen edhe nga Tefik Osmani i cili ka qenë vetë drejtor sportiv i klubit.
“Vetëm me foto të tremb. Vetëm suksese të uroj”, shkruan Osmani.

Poll