Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tedi Cara drejt largimit nga Partizani, gati oferta zyrtare për 24-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
Tedi Cara drejt largimit nga Partizani, gati oferta zyrtare për
Tedi Cara

Tedi cara është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Partizani.  Për 24-vjeçarin ka interesime nga ekipe jashtë vendit tonë dhe në këtë mënyrë mund të shitet nga kryeqytetasit.

Futbollisti kavajas ka kontratë me “Demat" edhe 1 sezon tjetër, teksa mes tyre deri tani nuk është diskutuar asgjë për rinovimin dhe klubi synon të përfitojë nga shitja e tij. Kështu për Carën ka intersim konkret nga Austria e Vjenës.

Skuadra austriake e pëlqen shumë 24-vjeçarin dhe tashmë për të kanë nisur bisedimet. Klubi i Bundesligës austriake ka marrë informacionet e duhura për titullarin e kuq dhe pritet që në ditët në vazhdim të paraqesin edhe propozimin e tyre zyrtar për shërbimet e 24-vjeçarit.

Te Partizani janë të bindur se nuk dot ë privohen nga shërbimet e durrsakut nëse oferta nuk është e kënaqshme, teksa kërkojnë mbi 350 mijë euro për shërbimet e tij. Nëse ky operacion arrihet të konkretizohet atëherë për Carën do të ishte aventura e parë jashtë Shqipërie.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga