
Vllaznia nuk ka shumë kohë në dispozicion për të festuar fitoren me Teutën. Shkodranët kanë rikthyer menjëherë vëmendjen te dueli i radhës që do ta luajnë ndaj Elbasanit.
Takim i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv ndaj verdhebluve ditën e mërkurë.
Për këtë Thomas Brdaric ka zbritur ekipin në fushë për të zhvilluar përgatitjet. Skuadra ka nisur punën për Elbasanin dhe lojtarët janë të fokusuar maksimalisht për të marrë direktivat e duhura nga timonieri i tyre.
Dueli me Elbasanin është parashikuar të luhet ditën e mërkurë në orën 17:00. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për rrugëtimin e shkodranëve në këtë kompeticion, ku siç dihet synimi i tyre është t’i shkojnë deri në fund dhe të fitorjnë trofeun e Kupës.
View this post on Instagram