Skënderbeu do të përballet me Partizanin në gjysmëfinalen e parë të Final Four që do të luhet nesër në orën 20:00 në Air Albania. Korçarët, ashtu si klubet e tjera, kanë ndërmarrë një nismë ku i bëjën thirrje tifozërisë për mbështetje maksimale.
Së fundmi, klubi bardhekuq nuk përmbahet në faqen zyrtare në rrjete sociale teksa njoftojnë dashamirësit se do të ketë autobusë falas për ta.
“Duam mbështetjen tuaj për të arritur atë çka meritojmë. Dita e nesërme është kulminatja e këtij sezoni, dita e nesërme është dita kur kërkojmë të shkruajmë historinë përsëri, dita e nesërme duhet të tregojë qartë se kush është Skënderbeu dhe tifozeria korçare.
Sektori S-V i përket "Ujqërve të Dëborës", bileta të cilat mund t'i gjeni fizikisht pranë pikës së shitjes në afërsi të stadiumit Skënderbeu, në biletaritë pranë stadiumeve "Air Albania" dhe "Selman Stërmasi" ose online në ebileta.al
Në dispozicion të tifozëve janë vendosur dhe autobusë FALAS ndërkohë që thirrje u bëhet dhe korçarëve që jetojnë në Tiranë për të qenë prezent në stadium në mbështetje të Skënderbeut. Sepse ne jemi Skënderbeu, ne jemi historia moderne e futbollit shqiptar, ne jemi ata që kanë bërë krenar futbollin shqiptar, NE JEMI! Para Skënderbeeeeee”, shkruan klubi.