
Edison Kola
Te Tirana kanë marrë lajmin e keq sa i takon një prej titullarëve të skuadrës. Edison Kola, i cili ka marrë nëj dëmtim në gju do të duhet të operaohet.
Një ndërhyrje e domosdoshme në gju për t ëbërë të mundur më pas edhe rikuperimin. Gjë e cila sipas mjekëve të skuadrës do të zgjasë disa muaj. Operacioni pritet të bëhet në ditët në vazhdim dhe në këto kushte kryeqytetasit nuk mund të llogarisin shërbimet e mbrojtësit për disa muaj.
Mungesë e rëndësishme për Vangjel Mile, i cili do të duhet të gjejë zëvendësuesin e tij për ndeshjet e para të këtij sezoni. Siç dihet Superiorja do të startojë këtë javë, me Tiranën që do të luajë në transfertë ndaj Bylisit ditën e shtunë në "Adush Muça", ora 17:00.
Poll