Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Tirana vënë “duart në kokë” para derbit me Dinamon, titullari i skuadrës mbyll vitin

Shkruar nga NEWSPORT
Te Tirana vënë “duart në kokë” para derbit me
Tirana

Tirana do të luajë derbin me Dinamon ditën e shtunë, takim shumë i rëndësishëm për ringritjen e bardhebluve. Por para kësaj përballje Gugash Magani ka marrë një lajm të keq.

Një nga titullarët e skuadrës që është i dëmtuar ka mbyllur vitin para kohe. Bëhet fjalë për Ermal Meta, i cili ka pësuar një tërheqje muskulare. Atij i duhen minimalisht 2 javë kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer më pas në fushën e lojës.

Në këto kushte Meta mbyll vitin 2024, pasi nuk do të mund të jetë i gatshëm për trajnerin peqinas për duelin me Dinamon dhe sfidën me Laçin që do të luhen me 14 dhe me 21 dhjetor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga