Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Tirana ka shpresë për mbijetesën, rivalët “asistojnë” bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Te Tirana ka shpresë për mbijetesën, rivalët
Tirana

Tirana po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij. Bardheblutë enden në fundin e klasifikimit, ku pas 16 javësh kanë grumbulluar vetëm 8 pikë.

Padiksutim që skuadra e këtij sezoni është larg çdo pritshmërie dhe që rrezikon edhe qëndrimin në elitë. Shanset e kryeqytasve sa vijnë e zvogëlohen, por shpresa ekziston ende te bardheblutë.

Kjo ndikuar edhe nga paraqitjet e rivalëve që aktualisht ndodhen në zonën e ftohtë të klasifikimit. Në javët e fundit, as ekipet rivale të Tiranës nuk kanë arritur të marrin rezultatet pozitive, kjo duke bërë që diferencat mes tyre të jenë të ngushta.

Nga vendi i 7-të që mnbahet nga Vora e deri te vendi i 10-të që ndodhen bardheblutë, diferenca është 8 pikë. Skuadra e Arian Bellait  ka 16 pikë, me 1 pikë më pak ndodhet Bylisi, ndërsa me 13 pikë është Flamurtari.

Nga të tre këta rivalë të Tiranës, vetëm vlonjatët kanë një fitore në 5 javët e fundit, ndërsa ekipet e tjera duket se kanë “harruar” se si është shija e fitores. Një diferencë pikësh e rikuperueshme, duke marrë parasysh se janë edhe 2 faza kampionat për t’u zhvilluar, e bardheblutë që pritet të ndërhyjnë në merkato për të shmangur “tragjedinë”.

Poll

Lexo gjithashtu