“Abissnet Superiore” do të luajë në fundjavë ndeshjet e ardhshme. Skuadrat do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielën për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 21-të të kampionatit.
Duele delikate dhe mjaft të luftuara janë në program, ku 10 ekipet do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët. Kështu ditën e shtunë do të zhvillohen 3 sfida.
Gjithçka do të nisë me përballjet Bylis – Egnatia në “Adush Muça” dhe Tirana – Flamurtari në “Selman Stërmasi”. Takime këto që do të luhen paralelisht në orën 13:30, për të vazhduar më pas me sfidën Vllaznia – Partizani në “Loro Boriçi” në orën 16:30.
Ndërkohë për ditëne e dielë janë rezervuar përballjet Teuta – Vora po në stadiumin e Vorës në orën 13:30 dhe Elbasani – Dinamo në “Elbasan Arena” në orën 16:30.
